May 21, 2024
Maqedoni

Hajredini: Zaevi e forcoi Grubin, i dha bomba për funksionarët e BDI-së, përfshi Ali Ahmetin

Ish ministri i financave Xhevdet Hajredini në emisionin “Studio 10” në TV24 ka deklaruar se zv/kryeministri Artan Grubi posedon “bomba” për të gjithë funksionarët e BDI-së, përfshirë edhe Ali Ahmetin.

Hajredini theksoni se këtë fuqi të Artan Grubit ia ka dhënë kryeministri Zoran Zaev.

“Fuqinë e nënkryetarit të qeveris Artan Grubi ia ka dhënë Zaev. Ai posedon bomba për të gjithë funksionarët e BDI-së”, ka deklaruar Hajredini.