Maqedoni

Kyuchyuk flet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk thotë se para marrjes së datës për bisedime nevojitet Qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari. Sipas tij, marrëveshje vitit 2017 duhet të merret bazë për progres mes dy vendeve dhe zhbllokim të situatës. Kyuchyuk nuk u përgjigj nëse Maqedonia e Veriut mund të pret datën në dhjetor.

“Duhet të ketë Qeveri stabile në Maqedoni të Veriut dhe shumicë stabile në Bullgari që të mund të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Marrëveshja e vitit 2017 jep perspektivë të qartë për fqinjësi të mirë dhe anëtarësim në BE. Marrëveshja bazohet në besim të ndërsjellët. E vetmja mënyrë për të ruajtur atë besim është të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. I inkurajoj të gjitha forcat të cilat angazhohen për të ardhme Euro atlantike të rajonit të bëjnë këtë. Nuk kemi nevojë që njëri nacionalizëm ta nxis tjetrin. Kur ka nacionalizëm në Shkup, ngrihet nacionalizmi në Sofje”, u shpreh Ilhan Kyuchyuk , Eurodeputet bullgar.