Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mohon se u paguan sigurim shëndetësor privat deputetëve dhe të punësuarve. Në një demant, Kuvendi thotë se informacionet e publikuara në disa media janë të pasakta dhe manipuluese. Sipas Kuvendit, bëhet fjalë për kontrolle sistematike dhe parandaluese shëndetësore, të cilat punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë me ligj, të paktën një herë në 24 muaj.

Nga Kuvendi sqarojnë se procedura e prokurimit publik është për shërbime konkrete shëndetësore dhe jo për polica të sigurimit privat.

Ata shtojnë se këto kontrolle nuk janë praktikë e re dhe se procedura të ngjashme janë zhvilluar edhe në vitet e mëparshme. Kuvendi u bëri thirrje mediave që kanë publikuar informacionin ta korrigjojnë dhe ta publikojnë demantin.

sqShqip