Maqedoni

Kuvend, ndryshimet e Kodit Zgjedhor para deputetëve

Me procedurë të shkurtër në rend dite në Kuvend janë ndryshimet e propozuara ligjore në Kodin Zgjedhor.

Ato parashikojnë përsosjen e dispozitave të regjistrimit të zgjedhësve duke hequr kufizimet për dokumentet e identifikimit të skaduara, si dhe përfshirjen në listat e zgjedhësve të personave që do të mbushin 18 vjeç mes dy raundeve.

Dispozita kalimtare e këtij propozimi rregullon të drejtën e zgjedhësve për të votuar me letërnjoftim ose dokument udhëtimi, të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën 9 mujore deri në ditën e zgjedhjeve.

Amendamentet e propozuara janë dorëzuar nga deputetët e BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.