May 6, 2024
Maqedoni

“Haraçina nuk është në Hënë”, Bekteshi: Spasovski ta kryej punën!

Kreshnik Bekteshi i BDI-së në Click Plus foli për tensionet e fundit që kanë ndodhur në komunën e Haracinës. Ai tha se nuk e di saktë se çfarë ka ndodhur por i çoi porosi ministrit të brendshëm Oliver Spasovski që ta kryen detyrën e tij për ta mbajtur rendin dhe qetësinë.

“Zotëri Spasovski është mirë ta kryej detyrën për të cilën është i zgjedhur nga deputetët dhe detyra e tij është të mbaj rendin në çdo cep të Maqedonisë së Veriut. G: Përfshirë edhe Haraçinën?! Po komuna e Haraçinës nuk është në hënë është Maqedoni të Veriut!”, tha Kreshnik Bekteshi-ministër i Ekonomisë.

Kjo përgjigje e Bekteshit vjen pas deklaratës befasuese të Spasovskit, i cili tha se dy palët në Haraçinë duhet vet të gjejnë zgjidhje mes vete.

“Edhe një herë apeloj që këto mosmarrëveshje që i kanë çfarë do qofshin ato politike apo personale duhet t’i zgjidhin mes vete sepse banorët e Haraçinës nuk duhet të jenë pjesë e disa keqkuptimeve që i kanë ata atje”, theksoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Ndryshe komuna e Haraçines për disa ditë ishte e mbyllur për shkak të kërcënimeve ndaj kryetarit të komunës. Edhe pse Brahim Ajvazi mohoi se ka bërë kërcënime, megjithatë Prokuroria Themelore tashmë ka nisur procedurë kundrejt tij. I gjithë problemi në Haraçinë është shkaktuar për një pronë tokësore tek e cila është paraparë të ndërtohet një fushë futbolli për klubin futbollistik Shkendija.