Filipçe: Nëse vera vazhdon kështu, nuk do të ketë nevojë për masa kufizuese

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë për “Utrinski Vesnik” tha se numri i hospotalizimeve është ulur dhe se tashmë disa ditë me radhë, nuk ka presion mbi kapacitetet spitalore.

Ai më tej tha se nuk ka vërshim të madh të pacientëve në ambulance dhe se autoritetet shëndetësore për momentin nuk kanë treguar se në Maqedoninë e Veriut është i pranishëm lloji indian i koronavirusit.

“E ndjekim situatën edhe në vendet e rajonit, çdo kund është qetë edhe në rajon në Shqipëri dhe Serbi, si dhe në ato vende në të cilat qytetarët tanë shkojnë për pushime. Nëse gjatë verës situata vazhdon të jetë kështu, nuk do të ketë nevojë për masa kufizuese. Por e ndjekim situatën me vëmendje”, tha Filipçe.