May 3, 2024
Maqedoni

Kush ishte Enver Elezi nga Shkupi që u vra nga ushtria jugosllave dhe vëlla i dëshmorit Imri Elezi?

Sot u përkujtua 40-vjetori i vrasjes së orkestruar të ushtarit Enver Elezi nga Shkupi, në Armatën Popullore të Jugosllavisë (Divulje, Split).
Një djalë i ri me plot energji dhe potencial të jashtëzakonshëm në vizatimin e skicës së lirisë së popullit të nënshtruar nga një sistem i padrejtë dhe gjakatar.
Ai ishte njëri nga 135 ushtarët shqiptarë të vrarë pamëshirshëm, në lulen e rinisë, duke kryer shërbimin e obligueshëm ushtarak në APJ-në famëkeqe në periudhën e viteve 1951-1993.
Në fundmaj 2001, në Betejën e Mateçit, ra dëshmor vëllai i Enverit, ushtari i UÇK-së, Imri Elezi, duke dhënë shembullin e sakrificës më sublime në rrugëtimin drejt lirisë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!