May 2, 2024
Maqedoni

Personat e vaksinuar me Sputnik, Sinovac e Sinofarm do kenë problem për udhëtim në disa vende të BE-së

Komisioni Evropian dje ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) nga 20 gushti do të pranojë certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të Maqedonisë së Veriut.

Organi ekzekutiv i BE-së miratoi vendime ekuivalente për certifikatat COVID-19 të lëshuara nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Ukrainës.

Me këtë vendim, të tre vendet bashkohen me sistemin COVID-19 të bllokut evropian duke siguruar udhëtimin e lirë drejt dhe brenda bllokut.

Personat që posedojnë certifikatën COVID-19 të lëshuar nga këto tre vende nga nesër do të lejohen të udhëtojnë në bllokun evropian me të njëjtat kushte si qytetarët e BE-së.

Ky vendim i Komisionit Evropian është njohje për Maqedoninë e Veriut për hapat aktive të ndërmarrë nga ana jonë në kontekst të ndërveprimit me rregullat e BE-së në këtë drejtim. Kjo do të thotë konfirmim për autenticitetin, vlefshmërinë dhe integritetin e vendimeve, hapave dhe masave që ndërmerren nga institucionet tona kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, tha në një njoftim Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Mirëpo Vaksinat e autorizuara nga EMA janë Pfizer/BiNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac dhe Johson & Johnson. Aty nuk përfshihen vaksinat Sputnik, Sinovac dhe Sinofarm, që kanë pranuar shumë qytetare në Maqedoninë e Veriut.

Prandaj personat që nuk janë të vaksinuar dhe nuk kanë dokument se janë shëruar nga virusi do të duhet të bëjnë një test ‘PCR’, ndërsa ata që janë vaksinuar me vaksinën e kompanisë kineze SinoVac, që nuk përfshihet në vaksinat e rekomanduara nga EMA, do të duhet të kontrollojnë kërkesat e hyrjes në vendin ku duan të udhëtojnë.