May 10, 2024
Maqedoni

Një parti politike ka denoncuar se 83 persona të armatosur do të pengojnë procesin zgjedhor

Nga reparti i Prokurorisë të cilët janë duke ndjekur procesin zgjedhor kanë njoftuar se sot në orën 09:04, kanë marrë njoftim nga ambasada e SHBA-së, se një person nga një parti politike është drejtuar tek ata më datë 16.10.2021 dhe ka ndarë informacionin se 83 persona të cilët janë dënuar më shumë herë për vepra penale dhe janë në liri, kanë marrë armë zjarri me qëllim pengimin e procesit zgjedhor, si dhe një person tjetër: “I njohur për vepra penale posedon armë dhe se në ditën e votimit do të bëj vepra penale me të cilën do të vë në rrezik jetën e njerëzve- anëtarë të partisë politike. Pas pranimit të raportimit nëpërmjet MPB-SPB Shkup po kontrollohen pretendimet e denoncimit dhe po ndërmerren veprime operative për kontrollim të personave dhe bisedë me personin i cili e ka dorëzuar denonincimin”, thonë nga Prokuroria.
Po ashtu është marrë një denoncim se deri tani persona të panjohur me dy automjete janë duke bërë blerje votash në Fushën e Topanës dhe në Shuto Orizarë. Janë dhënë urdhra që SPB-Shkup të ndërmarrë masa për të kontrolluar denoncimet, kontrollin e personave që u është ofruar mitmarrje dhe vërtetimin e kryerësit të mundshëm të veprës penale “blerja votash gjatë votimeve” nga Neni 162 nga Kodi Penal. /SHENJA/