Anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) të Joe DioGuardit kanë zhvilluar sot në Shkup një takim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, krerët e koalicionit VLEN dhe ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
Takimi, i cili u zhvillua pas inaugurimit të punimeve për autostradën Shkup-Bllacë, u bë i ditur nga deputeti dhe nënkryetari i VLEN-it, Bekim Qoku, përcjell INA.
morën pjesë Nazim Alimi, Zikri Meta, Mamut Skenderi, Rifat Memeti, ndërsa nga VLEN të pranishëm ishin edhe Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Bekim Sali dhe Bekim Qoku.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të deputetit Bekim Qoku lidhur me takimin:
Dita nuk mund të përfundonte më mirë se me një kafe, biseda dhe shkëmbim mendimesh me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, zv kryeministrin e parë Bekim Sali si dhe Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
Përtej protokollit, me biseda të hapura dhe të njëjtin fokus, punën dhe interesin e qytetarëve.

