May 6, 2024
Kosovë

Kurti: Nuk ka presion për rifillim të dialogut, s’do të ketë Asociacion njëetnik

HYRJE
BALLINA
LAJME
PREMIUM
KRONIKË
PODCAST
KULTURË
SPORT
MES
VËSHTRIME
KTV PROGRAMI
HOROSKOPI
TE LINDA
DIASPORA
COVID-19
VIDEO
ENIGMA
ARKIVI
SHPALLJE
MARKETING
PERKUJTIME
13:45 Promo x marketing • 13:55 Mollë e ndaluar epis. 289 – r • 14:40 City Shop • 15:00 Koha e lajmeve • 15:10 Interaktiv – Biseda – r • 15:45 Top Shop • 16:00 Drive me crazy • 17:00 Koha e lajmeve • 17:10 Express Intervista • 17:30 Express • 18:30 Te Linda • 19:00 Lajmet e mbrëmjes • 19:40 Sporti në KTV • 20:00 Marketing • 20:05 Gjithologët • 20:10 Desku • 21:20 Mollë e ndaluar epis. 290 • 22:30 Interaktiv • 23:55 Mollë e ndaluar epis. 290 – r • 00:40 Drive me crazy – r • 01:35 Express Intervista – r • 02:00 Koha e lajmeve • 02:10 Express – r • 03:00 Koha e lajmeve • 03:10 Desku – r • 04:30 Ça ka 3 epis. 2 – r • 05:00 Koha e lajmeve • 05:10 Interaktiv – Biseda – r • 05:55 Promo • 06:00 Koha e lajmeve • 06:10 Te Linda – r • 06:30 Pandemia në vetën e parë epis. 8 •
ARBËRI
Kurti: Nuk ka presion për rifillim të dialogut, s’do të ketë Asociacion njëetnik
Kurti: Nuk ka presion për rifillim të dialogut, s’do të ketë Asociacion njëetnik
Foto lustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka presion nga Bashkimi Evropian e as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rinisur dialogu në mes Kosovës e Serbisë, derisa konfirmoi se një takim i tillë do të mbahet në mes të qershorit.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një vizite në Prizren. “Do të ketë një takim kah mesi i qershorit, sot është 1 qershori, nuk është mesi i qershorit… Presion nuk ka, ka diskutime të vazhdueshme, dialogu do të jetë parimor, do të jetë i drejtë, ku Kosova nuk është objekt në tryezë po është palë në bisedime dhe me dijen, programin tonë dhe me ndërgjegjen e përgjegjësinë që kemi treguar ngaherë do ta përfaqësojmë Republikën e Kosovës për interesat e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

I pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kurti tha se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik, raporton Kosovapress.

“Unë më duket se ju përgjigja se çka do të ndodhë me asociacionin. E ka thënë edhe peticioni i qytetarëve edhe veprimet e atëhershme opozitare e qe besa edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion njëetnik, pra është e domosdoshme që t’i integrojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të mos krijojmë ngrehina të cilat i ndajnë e i përçajnë ata”, ka shtuar ai.

Më herët gjatë ditës, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, u shprehën se për çështjen e Asociacionit u takon palëve në dialog që të gjejnë zgjidhje.