April 29, 2024
Kosovë

Kurti ngushëllon për Ahtisaarin, thotë se puna e tij siguroi të drejta të fuqishme për pakicat në Kosovë

Kurti ngushëllon për Ahtisaarin, thotë se puna e tij siguroi të drejta të fuqishme për pakicat në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Martii Ahtissarit, ish-presidentit të Finlandës, të cilin OKB-ja e kishte dërguar për t’u marrë me çështjen e Kosovës.

Kurti tha se Ahtissari do të njihet si njeri që i ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajon dhe person që ka punuar fort për të drejtat e pakicave në Kushtetutën e Kosovës.

“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”.