May 4, 2024
Maqedoni

Kumanovë: U mbajtën takimet e XXXII poetike të Karadakut

Në Kumanovë, në organizim të Klubit të shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”- Kumanovë, u mbajtën takimet poetike tradicionale të Karadakut. Edhe këtë herë Kumanova ishte pikë takim i krijuesve dhe poetëve nga RMV, Kosova, Shqipëria e Lugina e Preshevës. Për aktivitetet e këtij eventi kulturorë fjalë rasti mbajti kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Fatos Rushiti.

“Po e mbajmë edicionin e 32-të me rradhë të Takimeve Poetike të Karadakut. Atë që ne e synojmë nëse nuk kemi bashkim kombëtar me letra, formal ta bëjmë bashkimin kombëtar përmes anës shpirtërore e kulturore dhe neve jo pa qëllim si klub me miqtë tanë të klubit kemi qëllime fisnike që ti ndërtojmë këto ura dhe jo pa qëllim kemi krijuar ura komunikimi me shumë klube të shkrimtarëve gjithëandej”, theksoi Rushiti.

Në vazhdim në kuadër të orës së madhe letrare krijuesit pjesëmarrës i lexuan poezitë e tyre konkuruese. Juria e Takimeve si rëndom përzgjodhi tri poezitë më të mira të këtyre takimeve. Poetja Etleva Tafa nga Tirana fituese e çmimit kryesor “Fadil Bekteshi”, çmimi “Doruntina” për poetin Agron Calliku nga Durrësi, çmimi “Jehona poetike” për poetin Fadil Abazi nga Vitia. Në kuadër të këtyre takimeve organizzatori individëve të caktuar u ndau mirënjohje të ndryshme për kontributin e dhënë. Ndërkaq mirënjohje speciale për kontribut të veçantë në informimin dhe Afrimin in e klubit nëpër mediat shqipe iu nda gazetarit shumëvjeçar të TVM2, Nexhat Aqifit.

“Ndjej privilegj që një mirënjohje të tillë pranoj në praninë e kokave më të ndritura të kombit tonë nga të gjitha cepet e shqiptarisë aq më tepër kur këtë mirënjohje po e marr vetëm 40 ditë para pensionimit dhe natyrisht do të më mbetet gjatë në kujtesë, pasi për 32 vite rradhazi kam përcjellur të gjitha aktivitetet dhe se kemi bashkëpunuar edhe me themeluesin e Klubit të Shkrimtarëve, të ndjerin Fadil Bekteshin”, shtoi Nexhat Aqifi për TVM2.

Takimet Poetike të Karadakut mbahen për nderë të demonstratave studentore në Prishtinë të 11 Marsit të vitit 1981.