May 18, 2024
Maqedoni

Dje Pacolli, sot Veliaj, kundërshtarët e Albin Kurtit bëhen bashkë për ta përkrahur BDI-në?!

Editorial i portalit lideri.mk

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar sot në Shkup.

Është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.
Vizita e Veliajt në Shkup,nga partia e Edi Ramës, vjen nje ditë pas vizitës së Behgjet Pacollit, partnerit kryesor të Isa Mustafës në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, ku përjetuan një humbje të merituar nga Vetëvendosja e Albin Kurtit.
Prandaj, me të drejtë, nga shumë opinionistë në Prishtinë e Tiranë, këto vizita po interpretohen si mobilizim i kundërshtarëve të Albin Kurtit per të përkrahur BDI-në, parti e cil si asnjeherë më parë po frikohet nga humbja e zgjedhjeve.
Duke përkrahur BDI-në ata po e përkrahin edhe idenë e Minishengenit në Maqedoni, e cila nga Albin Kurti është vlerësuar si ide e Vuçiqit për tia hapur dyert Rusisë në Ballkan.