May 9, 2024
Opinion

Duhet të hapim teatro, për t’i luftuar kazinotë!

Shkruan: Florian Nesimi

Nëse dëshiron të luftosh kazinotë, ti duhet të proklamosh hapjen e teatrove, kinemave dhe librarive.
Nëse nuk proklamon hapjen e teatrove, kinemave dhe librarive, lufta jote kundër kazinove është e kotë.

Ta zëmë se je një i ri nga Tetova dhe sonte dëshiron të dalësh në qytet. Më trego se ku do të shkosh?
E duke mos patur se ku të dalin, disa zgjedhin kazinotë si vend argëtimi.

Përderisa të rinjve nuk iu kemi siguruar vende për të kaluar kohën e lirë, për gjendjen e krijuar të gjithë jemi bashkëfajtorë.