May 22, 2024
Maqedoni

Kthehet ora dimërore, qytetarët japin mendimin e tyre

Nga mesnata akrepat e orës janë kthyer për një orë prapa. E në këtë ditë të diel kur filloi edhe llogaritja e orës dimërorë, ndër shumë pak qytetarë që lëviznin, takuam një pensionist Zvicre të cilit me pensionin që merr thotë se ora gjithmonë i rrinë dymbëdhjetë pa pesë, shkruan Alsat.

“Unë jam pensionist i Zvicrës. Ti punon me orën e Zvicrës? Po, ka dallim 45 minuta. Sa kohë ke punuar në Zvicër? 37 vite. Vijë dhe shkoj, një muaj këtu një atje. A ka shumë dallime nga atje dhe këtu? A u sidomos tani, Ora a punon më mirë atje apo këtu? Ora njëjtë punon si atje edhe këtu por mentaliteti është tjetër”, tha një pensionist i Zvicrës.

Nga ndryshimi i orës, sot janë zgjuar më herët tek tuk vetëm pensionistët të cilët ndjekin orarin e tyre të pagjumësisë. Por se a ndikon ndërrimi i orës për të mirë apo për të keq, qytetarët ndajnë mendime të ndryshme.

“Kishte mendime se nuk do të ndërrohet por tani shkojmë më të vjetrën, për mua është e njëjtë nuk ka ndonjë ndikim të veçantë”, u shpreh një qytetare.

“Nuk është mirë, keq është, nuk duhet asnjëherë të ndërrohet ora sepse gjithmonë ka mbetur me të vjetrën siç edhe duhet të jetë”, tha një qytetar.

“Akrepat e kësaj ore kanë mbetur pa lëvizur për një kohë të gjatë dhe siç duket mirëmbajtja jo vetëm e kësaj ore por edhe shumë orëve tjera neper qytet është anashkaluar nga institucionet, për momentin ora shënon 12:10 minuta ndërsa akrepat e kësaj ore vazhdojnë të mbeten 11 në nëntë”.

Përderisa llogaritja e orës dimërorë ka filluar edhe zyrtarisht nga mesnata, këto të qytetit do të vazhdojnë të mbeten me akrepat e njëjtë. Nga qyteti i Shkupit nuk morëm përgjigje se sa harxhohet për mirëmbajtjen e orëve të qytetit, akrepat e të cilave kanë ngecur në një vend.