May 4, 2024
Maqedoni

Rasti “Reket” – Kjo është dita kur do të merret vendimi nëse Kiçeec do të dalë nga burgu

Prapa dyerve të mbyllura, larg syve të publikut, sot tre gjykatës të Penales, janë ulur për të parë nëse i dënuari në rastin “Reket”, Zoran Milevski- Kiçeec, duhet të lirohet para kohe, shkruan Alsat.

YouTube video
Se a do të ndodhë kjo do të dihet të hënën, thonë nga Gjykata Penale. Ai e pranoi fajin dhe mori tre vjet burg, dënim të cilin e filloi ta vuante në shtator të vitit 2020 në Strugë.

Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Villma Ruskovska, e cila ka punuar në rastin “Reket”, në një prononcim për Alsat tha se ajo personalisht mendon se është herët që Kiçeec të dalë nga burgu.

“Nëse gjykata e pranon kërkesën për lirim ose jo, ne e marrim vendimin e gjykatës. Dhe tani në pjesën nëse e ka pranuar, nëse konsiderojmë se afati për lirim me kusht është shumë i gjatë, si prokurori bëjmë ankesë në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe në shumicën e rasteve Gjykata e Apelit i pranon ankesat tona, kur konsiderojmë se periudha e paraburgimit është më e gjatë se ç’duhet… – Do të dëshironit të lirohej si prokurori e cila e ndiqte? “Unë sigurisht jo”, tha Villma Ruskovska, kryetare e Prokurorisë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kërkesën për dalje më herët nga burgu, Milevski e bazon me vuajtjen e minimumit ligjor prej një të tretës së dënimit. Në rastin Reket, kjo është një vit.

Ndryshe, Kiçeec është pajtuar me Prokurorinë vetëm dy ditë më parë dhe ka marrë dënimin me gjashtë muaj burg për një vepër tjetër.

Bëhet fjalë për aksidentin në afërsi të Strazhës në muajin shtator, kur duke parakaluar në vija të plota, ka goditur drejtpërdrejt një automjet tjetër dhe një person ka humbur jetën. Ai e bëri këtë gjatë ndërsa ishte me leje mjekësore.