May 4, 2024
Maqedoni

Kovaçevski në takim me Escobar: SHBA mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Kryeministri së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, gjatë një vizite pune në New York, ka takuar zv.sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Në takimin e kryeministrit Kovaçevski me përfaqësuesin e lartë të SHBA-së, Escobar, u diskutuan çështje aktuale me rëndësi për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së dhe situata në kontekstin rajonal dhe gjeopolitik.

Në takim u theksua rëndësia e miqësisë së madhe dhe të sinqertë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nga pavarësia e vendit tonë e deri më sot. Kjo, siç u tha, reflektohet nga bashkëpunimi aktiv i përkthyer në një partneritet strategjik mes dy vendeve dhe nga rezultatet e konfirmuara të planit të proceseve integruese demokratike, ekonomike dhe strategjike të vendit tonë, njofton Qeveria.

SHBA, siç u theksua, vlerëson lart pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionet e paqes, partneritetin e përgjegjshëm në NATO dhe kontributin e vendit në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhimisht në Evropë.

Për këto arsye, Maqedonia e Veriut shihet si një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara. Dhe, në këtë drejtim, ndahet pritshmëria që të gjitha subjektet politike në vend të kenë parasysh shansin historik dhe unik për një proces efikas të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pas anëtarësimit të plotë në NATO. Rruga jonë evropiane, siç u theksua në takim, mbështetet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme prej tre dekadash nga SHBA, në realizimin e të gjitha synimeve kyçe dhe strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për angazhimet personale të përfaqësuesit të lartë amerikan, Escobar, në kjo periudhë e rëndësishme kur e ardhmja evropiane e shtetit.

“Mbështetja nga SHBA-të është e një rëndësie të madhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Maqedonisë, për prosperitetin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, si dhe të gjithë rajonit. Është e nevojshme që në periudhën e ardhshme të merret edhe një vendim shtetëror që do të sigurojë integrimin evropian – edhe Qeveria edhe unë personalisht jemi fuqishëm të përkushtuar për këtë qëllim”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në takim u diskutua edhe për zbatimin e reformave në vendin tonë, me fokus sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Me këtë theksohet rëndësia e mbështetjes që Maqedonia e Veriut merr nga SHBA-të në këto procese të rëndësishme për qytetarët dhe për integrimet evropiane, thuhet në njoftimin e Qeverisë.