May 5, 2024
Maqedoni

Kryetari i ri i Nju Jork-ut e bën shqiponjën dykrenare, mik i madh i shqiptarëve

Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams, i cili është një nga miqt e “vjetër” të shqiptarve në New York City, mbas disa takimeve me shqiptarët , festa dhe evente të ndryshme, për të ri-konfirmuar edhe një here lidhjet e shkëlqyera me shqiptarët është parë së fundi duke u fotografuar dhe duke bërë me dy pëllëmbat e dorës, simbolin e Shqiponjës me dy krena të flamurit shqiptar.

Bëhet me dije se ai ka qenë I shoqëruar edhe nga ish zyrtari i lart I New Yorkut,(asambleist dhe keshilltar bashkie) veprimtari i njohur Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës, i cili funksionon si organ shtetëror që ka si funksion të përfaqësojë interesat e Diasporës.

Gjonaj,siç dihet është politikani i parë shqiptar i angazhuar në shtetin dhe qytetin e New Yorkut, që dha “dorëheqjen” në fund të mandatit katër vjeçar, duke mos kandidur më, për një mandate tjetër,( më 3 nëntor) për Këshillin e qytetit. Ai ka shërbyer si këshilltar – në Arthur Avenue – Pelham Parkway dhe Morris Park.

Kryebashkiaku Adams, gjatë vizitës së tij si kryetar bashkie, duket se ka vizituar me këtë rast edhe lokalet e shumta të shqiptarve në lagjet ku jetojnë dhe fekuentojnë lokalet me ushqime tradicionale shqiptare komuniteti shqiptarë në Bronx – New York.

Kurse, si formë mbështetje për biznesin e vogël dhe nderuar e respektuar ata që i drejtojnë, për shqiptarët dhe lidhjet e tija të shkëlqyera ka bërë atë gjestin e famshëm me simbolin e Shqiponjës me dy krena.

Kështu që ish Borough Presidenti i Brooklynit, Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut Erik Adams, ndërsa qendrojë në disa biznese shqiptare, pozojë duke bërë simbolin flamurit tonë kombëtar. Të cilin e ka publikuar në rrjetin social “Twitter”, Dervish Jahjaga, pronar i lokalit të njohur “Parisienne Caffe” në Arthur Avenue, i cili me këtë rast e ka falenderuar atë për mbështetjen dhe mundësinë që iu ofron edhe bizneseve shqiptare.

Kryetari i Nju Jorkut mik i madh i shqiptarëve dhe i dibranëve Ylber dhe Vjollca Pilku

Eric Adams fitoi zemrat e votuesve në Nju Jork me modestinë e tij dhe gatishmërinë për punë, si dhe me projektet me të cilat parasheh zgjidhje të prolemeve në qytetin më të madh në SHBA dhe botë. Fitorja e tij është një lajm i mirë për shqiptarët e Nju Jorkut, por edhe në mbarë Amerikën, duke pasur parasysh ndikimin e madh që ka kryetari i këtij qyteti në politikbërjen e përgjithshme në vendin mëtë fuqishëm në botë.
Eric Adams është mik i dëshmuar i shqiptarëve dhe njeri i afërt me lobin shqiptar në Nju Jork. Shumë shqiptarë në këtë qytet shoqërohen me Adams, por në mesin e tyre, për raporte të afërta shquhet mërgimtari dibran, Ylber Pilku dhe bashkëshortja e tij, Vjollca Pilku. Ata kanë bë një fushatë të palohdhsme në mesin e shqiptarëve të Nju Jorkut që të votojnë për Adams dhe kjo fushatë ka dhënë rezultate, sepse mbi 90 për qind e shqiptarëve në Nju Jork thonë se kanë votuar pikërisht kandidatin demokrat.
“Fitorja e Eric Adams është një fitore e madhe për shqiptarët e Nju Jorkut. Ai është njeri që ka simpati për shqiptarët dhe me fitoren e tij lobi shqiptar në Nju Jork dhe në Amerikë bëhen edhe më të fuqishëm”, thotë Ylber Pilku.
Bashkëshortja e tij, Vjollca Pilku, thotë se bashkimi i shqiptarëve gjithmonë jep rezultate.
“Ne si shqiptarë që jetojmë në kryeqytetin e botës, sepse për mua Nju Jorku është kryeqytet i botës, duhet të jemi të bashkuar dhe të përkrahim politikanë që ua duan të mirën shqiptarëve”, thotë Vjollca Pilku.
Ylber Pilku dhe bashkëshortja e tij Vjollca Pilku, nuk ndalin aktivitetet dhe lobimet për çështjen shqiptare. Ata shprehen se armiqtë tanë nuk flenë, prandaje dhe sjqipatrët duhenm të jenë shumë të kujdesshëm dhe sy;elë.
“Shqiptarët gabojnë nëse mendojnë se pas pavarësimit të Kosovës nuk ka më nevojë për lobim për çështjen shqiptare. Armiqtë tanë punojnë pa ndërpre, prandaj edhe ne duhet të punojmë maksimalisht. Kemi punuar me dekada e shekuj për të fituar këtë që e kemi sot, por duhet punuar edhe më tepër për ta ruajtur atë që e kemi fituar. Po e përsëris, armiqtë tanë nuk flenë por punojnë vazhdimisht. Çështja shqiptare mbrohet në Amerikë”, thekson Pilku.