May 14, 2024
Maqedoni

MPB-ja publikoi fotografi të personit që ka qëlluar sot në East Gate

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka siguruar fotografinë e personit që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave në qendrën tregtare East Gate Mall në Shkup, me ç’rast ata kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spitali për trajtim mjekësor.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, nëse e vërejnë këtë person, kanë ndonjë njohuri për të apo informacione të dobishme që mund të ndihmojnë në hetimin që SPB Shkup i udhëheq në koordinim me Prokurorin Publik, të lajmërohen menjëherë në stacionin më të afërt policor ose lajmëroni në numrat e telefonit 192 ose 112”, thuhet në kumtesën e MPB-së.