May 13, 2024
Maqedoni

Kryetari Arifi dhe zv/kryeshefi Xhaferi në Sllupçan, sensibilizohet opinioni nga rreziku i armëve

Mesazhi “Çdo plumb ka një shënjestër!” Festo me zemër, jo me armë”, iu përcoll sot nxënësve dhe banorëve të tjerë të komunës së Likovës. Në ngjarjen në fshatin Sllupçan, që u organizua si pjesë e fushatës për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e të shtënave të paautorizuara, morën pjesë nxënësit dhe stafi nga shkollat e Likovës, këshilltarë të komunës, si dhe pjesëtarë të bashkësive lokale. Përfaqësuesit e SPB Kumanovë mbajtën një ligjeratë të shkurtë për pasojat e mbajtjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta.

#ÇdoPlumbEKaNjëShënjestër #FestoMeZemër