Maqedoni

Gashi: Vendimet – pas mbledhjes së KQ-së, nesër takoj Zaevin (VIDEO)

Kryetari I Alterantivës, Afrim Gashi, para fillimit të mbledhjes së Këshillit Qendror, nuk dha shumë detaje për vendimet e kësaj partie, duke bërë të ditur se do të ketë një konferencë për media ku do të shpalosen të gjitha hollësitë.

Ai bëri të ditur se ekziston mundësia që gjatë ditës së nesërme të realizojë edhe një takim, të katërtin me radhë, me Kryeministrin dhe liderin e LSDM-së në dorëheqje, Zoran Zaevin.