May 2, 2024
Maqedoni

Kryetar i Këshillit të Bashkisë së Shkupit është zgjedhur Trajko Sllaveski

Kryetar i Këshillit të Bashkisë së Shkupit me 26 vota u zgjodh Trajko Sllaveski.

Ish-ministri i Financave ishte bartës i listës kandidate për këshilltarë nga OBRM-PDUKM në zgjedhjet lokale.

Për të votuan këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, të Majtës dhe të Aleancës për Shqiptarët/Alternativa, votuan të dy këshilltarët e PLD-së dhe RDM-së, Nikolla Panovski dhe Teodora Krstevska.

Për të nuk votuan këshilltarët e LSDM, BDI dhe dy këshilltarët e “Qyteti Human i Gjelbër”.