May 17, 2024
Maqedoni

ASH me Taravarin mbrëmë hapën shtabin zgjedhor në Sopishtë

Aleanca për Shqiptarët njoftoi se në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, vazhdoi me aktivitetet e hapjeve të shtabeve zgjedhore. që do ta sigurojnë fitoren më 24 prill dhe 8 maj.

“Sonte në hapjen e Shtabit Zgjedhor në Sopishte, i pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari. Për shef të Shtabit Zgjedhor në Sopishte u zgjodh Sheval Sulejmani, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë me hapjen e shtabeve zgjedhore në çdo qytet dhe vendbanim shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e lëshuar për mediat. (INA)