Policia e Istrës në Kroacia ka njoftuar se një 23-vjeçar nga Bosnjë dhe Hercegovina, i raportuar si shtetas serb, është dënuar pasi kishte valëvitur flamurin e Republika Srpska në ballkonin e një hoteli, në sy të publikut.
Sipas mediave kroate, ngjarja është filmuar dhe videoja është publikuar në rrjetet sociale.
Autoritetet kroate deklaruan se veprimi ka shkaktuar trazirë publike, ndërsa flamuri është konfiskuar nga policia.
23-vjeçari është gjobitur për kundërvajtje dhe më pas është dëbuar nga Kroacia, ndërsa ndaj tij është vendosur edhe ndalim hyrjeje në territorin kroat për 6 muaj.

