May 18, 2024
Maqedoni

Krisma në ajër: Shkelën një polic në Çair dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Më datë 02.02.2024 rreth orës 22:00 në zonën e Çairit – Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup i janë afruar veturës “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.E., për të kryer identifikimin e personave në të. Deri sa policët janë afruar, shoferi ka ndezur veturën dhe ka goditur njërin prej policëve, pas çka policët kanë qëlluar me dy plumba në ajër, transmeton Lideri.mk.

Pas pak vetura është ndalur dhe personat në të janë larguar nga vendi. Po merren masa për gjetjen e tyre, njoftoi MPB.