Dështimi i rrëzimit të Qeverisë, vjen reagimi zyrtarë nga BDI

Bashkimi Demokratik tashmë ka reaguar edhe zyrtarisht përmes një komunikate pas dështimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeveris, transmeton TV21. Nga BDI thonë se kanë ngadhnjyer qytetarët dhe kanë triumfuar forcat progresive euro-atlantike, ndërkaq akuzojnë disa nënshkruaes të nismës për mocion të mosbesimit për lajme të rreme.

“Me dështimin e iniciativës regresive për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u dëshmua edhe njëherë se forcat anti-NATO, anti-BE, anti miqësisë me Uashingtonin dhe Brukselin, nuk mund të ngadhnjejnë ndaj rrugëtimit euro-atlantik të vendit. Lajmet e rrema të shpërndara nga Aleatët e Levicës, Taravari dhe Sela, Kasami dhe Hoxha, dështuan tërësisht. Ata nuk e kanë mandatin nga populli dhe duhet të kërkojnë falje për gjithë stresin që i kanë shkaktuar qytetarëve dje.”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.