May 22, 2024
Lajmet e rejaMaqedoni

Kovaçevski dhe Mickoski me deklarata kundërshtuese për ndryshimet kushtetuese

Edhe pse pas takimit të liderëve partiak mes pushteit dhe opozitës u dërguan sinjale pozitive për ndryshimet kushtetuese, kreu i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe ai i opozitës Hristijan Mickoski, në deklaratat e tyre pas takimit dalin me opinione të ndryshme. Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se përbërja parlamentare e ka legjitmitetin e plotë për ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij për këtë ka kërkuar edhe partia opozitare VMRO-DPMNE ta jap kontributin e tij, të votojë pro ndryshimeve kushtetuese.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Qëndrimi im dhe i kryetarit të VMRO-DPMNE-së për përfshirjen e pakicave të tjera në preambullën e Kushtetutës sonë ishte shumë e qartë. Është bërë e ditur se kjo përbërje parlamentare ka legjitimitet për ta bërë këtë, ndonëse më parë VMRO-DPMNE thoshte se nuk e ka. U vërtetua se Qeveria e ka këtë legjitmitet për të bërë ndryshime, sepse VMRO-DPMNE kërkoi të jetë pjesë e saj dhe menjëherë iu ofrua 50 për qind, që të ndahemi në mënyrë vllazërore”

Ndryshe nga kreu i qeverisë, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, rrugdalje të qëndrueshme nga kriza politike dhe ngërçi i euriointegrimeve, beson se janë zgjedhjet paralmentare.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së

“Po, ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në bisedime ku konturi i atyre bisedimeve do të jetë diktati bullgar, ne kemi shprehur mendimin tonë, kemi pasur një qëndrim konsistent, të pandryshuar për një vit dhe ky do të jetë ai qëndrim në të ardhmen. Pra këtu nuk keni asnjë dyshim, se ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar jo vetëm që nuk do t’i pranojmë, por do t’i refuzojmë dhe kategorikisht. Sa i përket daljes, dalja është të kemi zgjedhje. Është e qartë se zgjedhjet janë gjëja më logjike që mund të ndodhë në këtë moment”

Përfundimi i takimit të mbajtur disa javë më parë mes kreut opozitar dhe të qeverisë, ishte që socialdemokratët t’ia lëshonin pesë vende ministrore VMRO-së, dhe që BDI të dilte në opozitë, propozim ky që menjëherë u pranua nga integristët, pasi sipas tyre më e rëndësishme për momentin është e ardhmja europiane e qytetarëve.