May 12, 2024
Maqedoni

Eksperti i sigurisë: Rrugët e pasigurta dhe shoferët e pakujdesshëm shkaktojnë aksidente

Në përgjithësi rrugët në Maqedoninë e Veriut nuk janë të sigurta për shkak të disa arseve, siç është infrastruktura e rrugëve e cila nuk është në nivelin më të lartë që duhet, më pas mosrespektim i rregullave të komunikacionit, të cilët pasojnë me fatkeqësi fatale, duke humbur jetë njerëzish. Kështu vlerësoi eksperti i sigurisë, Ljubomir Gjurceski në një prononcim për TV SHENJA. Ai përmendi edhe mosfunksionimin e gjyqësorit dhe organeve gjyqësore, që sipas tij kjo çon në katastrofa të mëdha siç ishte aksidenti i dy ditëve më parë në lumin Lepenc.

Ljubomir Gjurceski, ekspert i sigurisë

“Arsye për këtë situatë të rrugëve ka shumë, por patjetër duhet ta kemi parasyshë atë që e them unë dhe disa ekspert të tjerë të sigurisë, që është mosrespektimi i përgjithshëm i legjislacionit, mosdënimi si njëri nga problemet më të mëdha, mosfunskionimi i gjyqësorit dhe organеve gjyqësore që duhet të jenë efektive dhe duhet të vendosin masat e duhura. Mandej, lidhja mes partive politike, apo që të jem më i hapur, organizatat kriminale që qarkullojnë nëpër rrugët tona, si dhe kalimi në të kuqe në semafor, moskalimi nëpër vijat e bardha”

Eksperi i sigurisë foli edhe për policinë, që sipas tij duhet të jetë më shumë prezente nëpër rrugë, që jo vetëm të dënojë por, edhe t’i parandalojë qytetarët në thyerjet e rregullave të komunikacionit.

Ljubomir Gjurceski, ekspert i sigurisë

“Së pari që të kemi rrugë më të sigurta duhet të ketë prezencë më të madhe të policisë. Policia nuk është vetëm për të dënuar, ajo është edhe për parandalim dhe të i tregojnë pjesëmarrësve në komunikacion kur i thyjenë rregullat, siç është tejkalimi i shpejtësisë nga ajo që është e lejuar, mendoj së më kryesore është parandalimi. Më pas ndërmarrja publike për menaxhimin e rrugëve publike gjithashtu duhet të jetë më prezente në terren, rregullisht të ndërroj shenjat e komunikacionit, aty ku janë të dëmtuara, që të këtë rregullore të duhur të komunikacionit dhe qytetarë ta dijnë se si është situata nëpër rrugë”

Gjurceski tha se të gjitha masat e lartpërmendura janë të parat që duhet ndërmarrë dhe më pas shteti duhet të mendoj se çfarë duhet bërë për përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve. Sipas tij, nuk është logjike që të pritet pesë vite për ndërtimin e dy kilometrave të autostradës, respektivisht autostrada Shkup-Bllacë duhej të ishte e përfunduar në vitin 2020, pasi qytetarët paguajnë nëpër dogana për rrugët shtetore dhe nuk e dijnë se ku shkojnë parat e tyre.