May 22, 2024
Maqedoni

Kostovski emëroi drejtorin e shkollës së re në Vizbeg, profesorin e historisë Kadri Elezi

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, gjatë ditës së sotme e emëroi drejtorin e shkollës së re në Vizbeg, transmeton Lideri.

“Sot, profesori i historisë, Kadri Elezi u emërua drejtor në shkollën e re komunale fillore ‘Vizbeg’. Kadriu do të ketë për detyrë që në një nivel të lartë profesional të veprojë dhe ti udhëheq punët në shkollë si dhe ti zbatoj të gjitha procedurat për nisjen e mësimit”, shkruan Darko Kostovski, duke shtuar se Kadriu është njeri i ndershëm, me një përvojë të shkëlqyeshme në arsim.