May 6, 2024
Maqedoni

Mickoski: Ndryshimi ka filluar, pres të rritet shumica parlamentare

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencës e sotme për shtyp tha se në periudhën në vazhdim pret që shumica e re parlamentare të rritet edhe më shumë.

“Ky është koalicion në mes VMRO-DPMNE-së, ASH-AAA, Besës dhe Levicës. Ky është koalicion kundër krimit. Pres që në periudhën që vjen kjo shumicë të rritet. Thanë se është e pamundur, mirëpo ne ia dolën. Koha është për ndryshime. Shumica e re parlamentare do të thotë një gjë më siguri. Zoran Zaev po bie. Do të mundohen të formojë Qeveri të ri, vetëm në rast se jam i sigurtë që kjo Qeveri do të jetrë stabile, me institucione stabile. E shof që Qeveria në dorëheqjë është në panikë. Një gjë është e sigurtë. Ndryshimi ka filluar. Të fillojmë të ëndërrojmë gjëra të mëdha”, deklaroi Mickoski.