April 26, 2024
Kosovë

Kosovë, gruaja e rrahu burrin me kabllo të telefonit

Mosmarrëveshjet e çifteve bashkëshortore jo rrallëherë dalin nga kontrolli. E për pasojë situata mund të eskalojë edhe në dhunë fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur të marten në Rahovec. Në një familje në rrugën “Selim Berisha” gruaja e ka rrahur burrin.

Rasti u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj. Ai tha se e dyshuara është shoqëruar në polici.

“Me vendim të Prokurorit është dërguar në strehimore”, tha Elezaj.

Klankosova.tv mëson se e dyshuara e ka goditur burrin e saj me kabllo te telefonit.