May 13, 2024
KosovëOpinion

Kosova është me shumë fat që në këto momente vendimtare drejtohet nga Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Shkruan: Msc. Agim Aliçkaj

– E paepur në rrugën drejt lavdisë kombëtare të presidentit historik Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe legjendave të veprimtarisë lobuese në Washington Joe dhe Shirley DioGuardi.
Mikpritja, bujaria dhe respekti janë virtyte të larta. Të pasuruara me thjeshtësi, sinqeritet, njohuri dhe aftësi, nuk ka si bëhet më mirë. Unë dhe Sadetja ishim të nderuar që u pritëm në zyrën e saj nga presidentja Vjosa Osmani në një takim të gjatë dhe të këndshëm.
Mësuam shumë gjëra të reja për punën që po bëhet dhe veprimet në të ardhmen me një vizion real për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë të dashur, Republikës së Kosovës.
Ecje me kujdes në vijën e hollë të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit duke e ruajtur miqësinë me botën demokratike, veçanërisht me SHBA-në.
Rritje dhe fuqizim të aktivitetit lobues në Washington dhe gjetkë për të përhapur dhe argumentuar të vërtetën tonë. Marrëdhëniet më të ngushta me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Luftimi i korrupsionit dhe rritja e mirëqenies së popullit të Kosovës.
Kundërvënja shtetit fashist serb me të gjitha mjetet dhe mënyrat.
Kosova është me shumë fat që në këto momente vendimtare drejtohet nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. Me unitet, përkushtim dhe vendosmëri do të përballen me të gjitha sfidat, presionin e padrejtë dhe joparimor ndërkombëtar dhe agresionin serb.
Ky takim na e përforcoi besimin se Kosova është në duar të sigurta.
Faleminderit Presidente Vjosa Osmani-Sadriu për mikpritjen! Faleminderit stafit tuaj, veçanërisht këshilltarit Bekim Kupina!

PRESIDENT VJOSA OSMANI-SADRIU
– Relentless on the way to the national glory of the historical president Ibrahim Rugova, the legendary commander Adem Jashari and the legends of the lobbying activity in Washington Joe and Shirley DioGuardi.
Hospitality, generosity and respect are high virtues. Enriched with simplicity, sincerity, knowledge and skills, it doesn’t get any better. Sadete and I were honored to be hosted by President Vjosa Osmani in a long and pleasant meeting.
We learned many new things about the work that is being done and actions in the future with a real vision for building and strengthening our beloved state, the Republic of Kosova.
To carefully walk the fine line of protecting the country’s integrity and sovereignty while maintaining friendship with the democratic world, especially the US.
Increase and strengthen lobbying activity in Washington and elsewhere to spread and argue our truth. Closer relations with the Albanian American Civic League.
Fighting corruption and increasing the welfare of the people of Kosova.
Opposing the Serbian fascist state with all means and in all ways.
Kosova is very lucky that in these crucial times it is led by President Vjosa Osmani, Prime Minister Albin Kurti and Speaker of the Assembly Glauk Konjufca.
With unity, commitment and determination, they will face all challenges, unfair and unprincipled international pressure and Serbian aggression.
This meeting reinforced our belief that Kosova is in safe hands.
Thank you Mrs. President Vjosa Osmani-Sadriu for the hospitality! Thank you to your staff, especially adviser Bekim Kupina!