May 22, 2024
Kosovë

Vdes një burrë pasi u rrokullis me traktorin e ngarkuar me dru

Një burrë ka humbur jetën në fshatin Pleshinë të Ferizajt, të premten rreth orës 22:00.

Ai është vetaksidentuar në rrethana të panjohura, derisa ka qenë duke drejtuar traktorin, njofton policia përmes raportit 24-orësh, përcjell KlanKosova.tv.

“I dyshuari derisa ishte duke drejtuar mjetin motorik-traktor me rimorkio (të ngarkuar me dru) në rrethana të panjohura ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur me mjetin, duke u përmbysur dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raport.

“Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e drejtuesit. Në konsultim me prokurorin turpi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”.