April 26, 2024
Kosovë

Avokati kosovar i “shqetësuar” prej femrave me mbulesë, i reagon Kimete Berisha: Shko blej një palë shorce të kuqe…

Avokati i njohur, Arianit Koci, ditën e djeshme shprehu shqetësimin e tij lidhur me depërtimin e ideologjisë fetare në Kosovë, transmeton Kosova Post.

Koci, madje tha se numri i grave me shami po rritet dita e ditës – duke e parë këtë si shqetësuese.

Kocit i është kundërpërgjigjur analistja e njohur, Kimete Berisha, e cila përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, i bëri edhe një pyetje avokatit Koci.

Lexo Edhe:
Kadetët e FSK-së bëjnë stërvitje krah ushtarëve të NATO-s
Biologët e gjejnë gjarprin gjigant në Florida, 5.5 metra i gjatë(VIDEO)
Hudhra i humbet vetitë ushqyese në këtë mënyrë, kushtoni vëmendje

Berisha ndër tjerash shkroi: “Kqyr ti bjeri vetes mbas: mos nuk t’pëlqejnë gratë hiç se diçka e nuk po rehatohesh…”

Më poshtë reagimi i plotë:

Jemi në hall.
Është njëri mes nesh që ‘as nuk i pëlqen të mbulohen vajzat e gratë e as të zbulohen’.
Shaminë e konsideron si murtajë: se thotë ‘janë rritur rastet e shamisë, dhe po përhapet shamia me të madhe’.
Unë nuk ua kisha ndaluar meshkujve t’i rruajnë këmbët dhe as të dalin me pantallona të shkurtër në çarshi, anipse mua nuk më pëlqen.

Këqyr ti bjeri vetes mbas: mos nuk t’pëlqejnë gratë hiç se diçka nuk po rehatohesh…
Diçka ka këtu, një vurmak e ka, se para disa ditë ‘i pandehuri’ tha se i ka shumë mërzi gratë që lyhen e ngjyhen.
Kush po është ngusht çka ke mërzi ti se…
Çdo vajzë dhe secila grua duhet të vendos vet se si dëshiron të duket: a dëshiron t’i rruaj flokët apo t’i mbulojë flokët me shami: është punë për të.
Çdo shqiptar ka të drejtë të pëlqej kulturën e veshjes perendimore apo lindore.
Nëse shqiptarit i pëlqen të jetë arab – le të jetë. Le të dihet e vërteta.
Çfarë t’u bëjnë atyre perendimorëve si ti që dukesh perendimor por flet si primitiv, kërkon nga gratë e huaja t’i zbulojnë flokët e tyre para teje -se Ty ashtu të pëlqejnë.
Nëse kemi ardhur deri në atë derexhe që me basma ta mbulojmë apo ta zbulojmë kulturën tonë – atëherë më dhimbset një shkronjë ta harxhoj për këtë temë.
Njerëzit për dashuri e ndërrojnë fenë, profetin, gjininë e tyre…e ti po flet për shamia!
Primitiv nuk je nëse beson në Zot (unë momentalisht jam duke besuar në një botë Zotash), primitv bëhesh nëse merresh me jetën personale të grave – kështu si ti që merresh.
Një xhentëlmen nuk flet për gratë e huaja se si duhet të vishen ato.
P.S….shko ti bleji do shorce të kuqe (has mëndafsh) qē sot ishin ardh prej Stambolli, e mos e fut buçkën në garderoba e në shminka të grave të huaja.