50 milionë dollarë/ Kosova armatoset me 100 automjete me topa turq të kalibrit 50mm
Kosova ka bërë edhe një hap drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje me industrinë turke të mbrojtjes në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, Aviacionit dhe Hapësirës.
Zafer Aral, përfaqësues i lartë i kompanisë prodhuese, ka njoftuar për marrëveshjen që synon integrimin e teknologjisë së fundit të zjarrit në mjetet tokësore të Kosovës.
“Kjo marrëveshje ka të bëjë me armatosjen e automjeteve të blinduara të Kosovës. Do të pajisen 100 automjete tokësore me kulla dhe topa 30×113 mm nga marrëveshja me vlerë mbi 50 milionë dollarë”, ka theksuar Aral për agjencinë turke Anadolou.
Ndryshe, përveç konfirmimit nga pala turke për nënshkrimin e marrëveshjeve të konfidencialitetit, nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare rreth afateve të dërgesës apo specifikave se cilat modele do të jenë të parat që do t’i nënshtrohen këtij procesi.

