Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Qeverisë së Kosovës, Glauk Konjufca ka qëndruar sot në Hagë ku është shqiptuar dënimi për katër ish-krerët e UÇK-së.
Ai dënimin e dhënë nga Gjykata Speciale në Hagë e ka quajtur të tmerrshëm.

“Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, për popullin tonë dhe luftën çlirimtare. Populli i Kosovës vet e ka përjetu luftën dhe ne e dimë çka është lufta e UÇK-së. Ne e dimë që nuk ka pas kurrfar mekanizmi kriminal për me e cënu asnjë popullatë brenda UÇK-së. Nuk mund të gjeni asnjë program, kurrfar qëllimi brenda UÇK-së për këto që po pretendon Gjykata. Është një vendim vërtetë i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar për aktërshen udhëheqëse të UÇK-aë. Vërtetë është diçka për të cilën do të jetë një dëm shumë i madh”, ka thënë Konjufca. /Lajmi.net/

sqShqip