Osmani: Sapo u takova me Konjufcën, ka besim të plotë se mund të arrijë votat e nevojshme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas mandatimin të Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë, tha se ka pasur takim me të.
Osmani në konferencën për media u shpreh se VV dhe Konjufca kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota.
Ajo tha se është bindur që VV ka gjasat për formimin e Qeverisë.
“Lëvizja Vetëvendosje dhe z.Konjufca me të cilin sapo e përfundova takimin, kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre, ju takon atyre ti bëjnë votat, mua më takon të bindem se kanë gjasa. Mua më kanë bindur që kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetuetes”, theksoi ajo.
Osmani ndër të tjera tha se sikurse të mos kishte asnjë propozim për mandatar, situate do të ishte krejt ndryshe.
“Sikur të mos kishte fare propozim, atëherë do të ishim në një situatë krejt tjetër, meqë nesër do të harxhohej afati”, deklaroi Osmani në konferencë. /21Media
Presidentja Osmani dekreton mandatimin e Glauk Konjufcës për Kryeministër
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë së re.
“Nuk kemi propozim tjetër, përvec propozimit që ka ardh nga partia e parë për ta mandatuar z.Konjufca. Kam mandatuar z. Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër”, tha ajo.
Osmani për mandatimin e Glauk Konjufcës për kryeministër tha se është në përputhje me Kushtetutën dhe me tri aktgjykimet e Kushtetueses.
“Sot në përputhje me Kushtetutën, me tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kam mandatuar zotin Glauk Konjufca, kandidat tjetër për kryeministër ashtu siç qartë e kërkon dhe përcakton edhe neni 95 pika 4 por edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese”, tha Osmani në konferencën për media. /21Media

