May 6, 2024
Kosovë

Konflikt mes vjehrrës e dhëndrit në Prishtinë, lajmërohet policia

Policia njofton për arrestimin e një gruaje dje në Prishtinë, pasi e njëjta i ka shkuar me thikë në banesë burrit të vajzës së saj.

Sipas dhëndrit, vjehrra kishte tentuar ta sulmonte me thikë, mirëpo i njëjti kishte arritur t’ia largonte nga dora.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar thika, ndërsa të dy kanë pranuar trajtim mjekësor.

Nuk dihen arsyet që çuan deri te konflikti në fjalë.