May 16, 2024
Maqedoni

Komuna e Sarajit së shpejti me poliklinikë

Ka filluar numërimi mbraspsht, pak kohë deri në përfundimin e punimeve të poliklinikës së Sarajit. Lajmin e bëri të ditur Kryetari i kësaj Komune Blerim Bexheti. Ai njoftoi se punimet priten të përfundojnë në muajin shkurt, duke nënvizuar se pas kësaj lëshimi në përdorim kalon në kompetenca të Ministrisë së Shëndetësisë.

BLERIM BEXHETI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT

“Poliklinika në muajin e dytë nga punë kryerësit pritet të përfundojnë pjesën e tyre tani mbetet me Ministrinë e Shëndetësisë që ti siguron pajisjet me të cilët kam qenë në komunikim dhe gjatë miratimit të buxhetit më kanë siguruar që ka mjete të atilla dhe nënkuptohet ashtu siç është e paraparë edhe pres që të leshohet në përdorim.”

Mbi 45 mijë banorë të kësaj komune deri më tani nuk kanë pasur një qendër të tillë të mjekësisë familjare, zonë e cila përfshinë 23 vendbanime. Qytetarët për shërbime mjeksore drejtohen në komunën fqinje Gjorçe Petrov raporton KlanM.Kjo poliklinikë, sipas autoriteteve, pritet të ketë shërbime të përgjithshme mjekësore, specialistë të diagnostikuar, rentgen dhe laborator.

Nga Ministria e shëndetësisë nuk precizojnë kur mundë të lëshohet në përdorim poliklinika, nga atje nënvizojnë se afati I përfundimit është në tetor të 2023 mirëpo përshkak punimeve intensive mundet edhe më herët.

MINISTRIA E SHËNDËTESISË

“Është e paraparë se një pjesë e objektit të pajiset nga vet koncensionerët në fushen e kujdesit shëndetësor (farmaci dhe mjekë te përzgjedhur) të cilët do ti sigurojnë pajisjet nga institutet private shëndetësore dhe për pjesën tjetër pajisjet do të sigurohen në bashkëpunim me Shtepinë e Shendetit Shkup.”

Përndryshe në shkurt të vitit 2019 kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti bashkë me ish zëvendësministrin e shëndetësisë Asim Musa para banorëve të Sarajit premtuan se së shpejti do të jenë me poliklinikë./KlanMacedonia/