Rajon - Botë

Aksidentohet autobusi në Stamboll, ka viktima

Të paktën tre persona humbën jetën në aksidentin e autobusit që ndodhi në mëngjes në Stamboll, lajmëroi agjencia gazetareske turke Anadolia.

Autobusi i linjës Çerkexhka-Ajdin ka dalë nga rruga që çon drejt autostradës Kuzej-Marmara dhe ka rënë në humnerë të thellë 30 metra.

Në incident janë lënduar 18 persona të cilët janë dërguar në spitalet në Stamboll.

Hetimi është në vijim, ndërsa komunikacioni në atë pjesë të rrugës përkohësisht është në ndërprerje.