May 8, 2024
Maqedoni

Komuna e Likovës do të paguajë rrymën që humbet (vidhet) në Shkup?!

Nuk është e vërtetë se humbjet e energjisë elektrike në rrjetin janë të lidhura me përkatësinë etnike të popullatës. Likova do të jetë komuna e parë në vend e mbuluar plotësisht me smart njehsorë, të energjisë elektrike dhe me humbje prej 10 për qind, ndërsa Shkupi është rajoni me humbjet më të mëdha prej 20 për qind, vlerësoi sot menaxheri i Elektroditribucionit Sasho Saltirovski.

“Në Haraçinë, matëset janë në rrugë dhe atje ka 10 për qind humbje në qershor dhe korrik, kështu që problemi tashmë është mesatar. Haraçina ka humbje prej 10 për qind, ky është një nivel i humbjeve teknike dhe është ndër më të ulëtat në nivel të gjithë Maqedonisë. Në Sllupçan projekti po ecën pa probleme dhe tashmë është duke u përfunduar në mënyrë që komuna e Likovës do të jetë komuna e parë në Maqedoni e mbuluar plotësisht me smart njehsorë dhe një komunë e tërë me humbje nën 10 për qind, tha Saltirovski në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë vizitës së sotme të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në filialin e EVN Maqedoni në Butel së bashku me drejtorin e Byrosë së Metrologjisë, Abdul Selam Selami.

A do të thotë kjo se Likova mund të jetë mes komunave që do të pagujnë për humbjet (vjedhjet) e rrymës në Shkup, mbetet të tregojnë kompetentët në të ardhmen, transmeton Lideri.mk.