May 16, 2024
Maqedoni

Mexhiti: Nuk kemi pse të japim dorëheqje! Gjithmonë kam qenë pas Taravarit, jemi si një trup dhe një shpirt, kemi qenë cimera!

Ministri i Shëndetësisë nga radhët e ASH-së, Fatmir Mexhiti edhe një herë konfirmoi se ai mbështet kryetarin e partisë, Arben Taravari, në qëndrimin e tij për të shkuar në zgjedhje me opozitën shqiptare, përcjell TV21.

“Gjithmonë kam qenë pas Taravarit. Unë dhe Taravari jemi si një trup dhe një shpirt. Kemi qenë cimera, jemi miq, jemi shokë, bashkëpartiakë dhe bashkëpunëtor në punën e përditshme si neurolog”, theksoi Mexhiti.

I pyetur nëse shqyrtojnë mundësinë për dorëheqje nga funksionet në ekzekutiv pas përçarjeve në parti, Mexhiti tha se nuk ka arsye për dorëheqje.

“ASH është një, ASh ka kryetarin legjitim edhe ASH do të vazhdojë me politikat e saja, posaçërisht me politikat shëndetësore që vërtet ky shtet i ka 30 vitet e fundit, për këta 11 muaj. A mundet më mirë, mundet shumë ma mirë, për gjithçka tjetër do të jeni të informuar nga organet e partisë. Do t’i ndjekim se si do të ecin rastet, ne nuk kemi pse të japim dorëheqje prej postit të ministrit të Shëndetësisë”, shtoi Mexhiti.