May 16, 2024
Maqedoni

Komisioni analizoi situatën me variantin Delta, s’ka restrikcione!

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është mbledhur sot dhe ka diskutuar për situatën me pandeminë e Covid-19.

Theks i veçantë është vënë variantit Delta të koronavirusit, pasi i njëjti ka arritur në rajon.

Megjithatë, siç mëson TV21 Komisioni pas analizës që i është bërë situatës me variatin indian, ka vlerësuar se situata është stabile dhe nuk ka rekomanduar masa shtesë restriktive.

“Do të ndiqet situata”, thonë nga Komisioni, transmeton TV21.