May 11, 2024
Maqedoni

22 vjeçari nga Maqedonia e Veriut humb jetën në Greqi

Një 22 vjeçar nga Maqedonia e Veriut dje në mëngjes ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në Greqi.

Sipas njoftimeve të para, aksidenti ka ndodhur sot në orën 06.30 në Halkidiki në Greqi, ndërsa në gjendje të rënduar është edhe bashkëudhëtari i të ndjerit, një 21 vjeçar , që ka thyerje dhe lëndime të tjera trupore, përcjell INA.

Të dy të rinjtë nga Gjevgjelia po udhëtonin me makinë drejt zonës turistike Halkidiki, ku edhe janë aksidentuar në rrugën Polihrono – Hanioti. 22 vjeçari ka humbur drejtimin e makinës dhe është rrokullisur. (INA)