May 19, 2024
Maqedoni

Komandant Çakalla nga Shkupi i dërgon letër Albin Kurtit – Në bisedimet me Serbinë mos i harro ushtarët e UÇK-së që kërkohen nga Serbia

Shkruan Abdyl Jakupi – Komandant Çakalla/NMK-Post
I nderuar kryeministër, Albin Kurti. Po të drejtohem me këtë letër nëpërmjet mediumit NMK-Post. Nuk dua tu shkruaj për jetën time dhe për atë se sa kam bërë për atdheun. Nuk dua tu shkruaj për vuajtjet e mia dhe të familjes time, por as edhe për vuajtjet e bashkëluf*tëtarëve të mi. Unë i vuajta 15 vite bu*rg në bur*gjet e Maqedonisë. Megjithatë këtu nuk përfundon, menjëherë pas daljes time nga bu*rgu i Maqedonisë, më dë*noi Serbia me 15 vjet të tjera burg. Kjo gjë nuk më lejon të jetoj të lirë dhe jetoj si kaçak. Mua dhe bashkëluf*tëtarëve të mi, ku do që të dalim jasht shtetit na zënë dhe na dërgojnë në Serbi. Jemi mbi 230 ish-luf*tëtarë të UÇK-së në Kosovë, UÇK-së në Maqedoni dhe UÇPMB-së, të cilët jemi në lista të kërkimit dhe me dën*ime me bu*rg nga Sërbia.