May 2, 2024
Maqedoni

Nebi Rexhepi zyrtarisht kandidat i BDl-së për Vrapçishtin

Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale për Kryetar të ardhshëm të Komunës së Vrapçishtit me kandidatin Nebi Rexhepi.

Këtë e ka bërë të ditur Dega e BDI-së në Vrapçisht përmes rrjetit social Facebook.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Vrapçishtit ,

Të nderuar anëtarë , simpatizantë dhe ju aktivistë të Bashkimit Demokratik Për Integrim

Kryetari i Degës së BDI-së në Vrapçisht z.Bajram Kadrija në bashkëpunim me nëndegët e BDI-së Vrapçisht gjithashtu në përputhshmëri me politikat e Kryetarit z.Ali Ahmeti konfirmojmë se Bashkimi Demokratik Për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale për kryetarë të ardhshëm të Komunës së Vrapçishtit kandidatin , anëtarin e BDI-së z.NEBI REXHEPI .

Njëherit z.Nebi Rexhepi e urojmë për guximshmërinë dhe motivin për ta fituar përsëri Komunën e Vrapçishtit dhe ti kthehet dinjiteti kësaj komune ashtu siç e meritojnë qytetarët !