May 27, 2024
Maqedoni

Bujar Osmani zhvilloi bisedë telefonike me Llavrovin: Biseduam për çështje aktuale!

Sot, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, zhvillova një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov.

Gjatë bisedës, trajtova sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ritheksova përkushtimin e Kryesisë së Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së.

Në këtë kontekst, theksova edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Gjithashtu, shkëmbyem mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin e OSBE-së.