May 17, 2024
Maqedoni

Kërkohej për vuajtje të dënimit me burg, arrestohet haraçinasi

Nga MPB njoftojnë se mëngjesin e sotëm është privuar nga liria 45-vjeçari M.N. nga Haraçina. Nga MPB thonë se i njëjti kërkohej për vuajtje të dënimit me burg.

“Sot (11.10.2023), në ora 09:50 në fshatin Haraçinë të Shkupit, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB-Shkup kanë privuar nga liria M.N.(45) nga fshati Haraçinë. Ai kërkohej me urdhër qendror me nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg”, thonë nga MPB.