May 3, 2024
Maqedoni

Rritet numri i të infektuarve me Kovid-19 në Tetovë

Rritje të dyfishtë të numrit të të infektuarve regjistron Kovid-Qendra në Tetovë, për javën e kaluar. Të hënën e kaluar ka pasur 6 persona, ndërkohë që sot janë 12.

“Gjatë 24 orëve të fundit, deri në ora 07:00 të ditës së sotme ka 77 kontrolle, gjatë kësaj kemi 4 të pacientë të ri të pranuar dhe një të shëruar. Të gjithë 12 pacientët janë me oksigjeno-terapi. Nga 12 pacientët 4 kanë qenë të vaksinuar me dy doza, derisa të tjerët nuk ishin fare të vaksinuar”, njoftoi Hasan Iljazi, nga Klinika e Tetovës.